Lypsarja me deformime fizike, që jetoi nga lëmosha në Libi, ka vdekur milionere.
Policët mbetën të hutuar, kur zbuluam se Fatima Othman kishte akumuluar një pasuri të konsiderueshme, ndërsa jetonte e vetmuar nëpër Bejrut, transmeton Telegrafi.
Trupin e 52-vjeçares e kanë gjetur pa shenja jete, në një makinë të braktisur, teksa pranë kishte një qese me pesë milionë LBP, që vlejnë rreth tremijë euro.
Lypësarja kishte grumbulluar në një llogari bankare edhe 1.7 miliardë LBP, që vlejnë hiq më pak se një milion euro, të cilën hetuesit e zbuluan, teksa po hetonin vdekjen e saj.
Raporti thekson se ajo ka pësuar sulm në zemër, ndërsa vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimte. Megjithatë, pasuria që ka mbledhur është konsideruar si befasi e papritur.
Zonja Othman e kishte të pamundur t’i përdorte duart dhe këmbët, që kur pësoi lëndime të mëdha, gjatë Luftës Civile Libaneze.
Ajo u bë e famshme në kryeqytet, pasi një ushtar u fotografua duke i dhënë ujë dhe ngjarja u bë virale në media.
Policia ka gjetur disa familjarë të largët të saj në Ain Al-Zahab, të cilët e kanë marrë trupin për ta varrosur.
Njëjtë sikur policët, ata nuk po mund të besonin për pasurinë që kishte mbledhur kushërira e tyre. /Telegrafi/