Një grua nga Oregoni, jetoi 99 vite pavarësisht se të gjitha organet e saj të trupit ishin vendosur në vend të gabuar. Për më tepër, Rose Marie Bentley nuk e dinte këtë. Kur vdiq në vitin 2017, trupi Bentley u mor për studime.
Por, kur studentët nga Oregon Health & Science University (OHSU) përdorën trupin e gruas së moshuar për eksperiment në klasë, zbuluan diçka të pazakontë.
Gruaja vuante nga gjendja shumë e rrallë e situs inversus.
Gjendja e saj, që prek 1 në 5 milionë të rritur, bën që mëlçia, stomaku dhe organe të tjera në bark të jenë të zhvendosura nga e djathta në të majtë. Në rastin e Bentley, zemra ishte në anën e majtë të gjoksit të saj.
Bentley dhe bashkëshorti i saj para se të vdisnin vendosën ti dhuronin eshtrat e tyre për kërkime shkencore. /oranews/