Telegrafi

“Jeto” vjen së shpejti nga Juliana Pasha, kjo është kauza që përcjell projektin e saj më të ri (Foto/Video)

Këngëtarja Juliana Pasha është një ndër vokalet më të fuqishëm shqiptarë, dhe është pëlqyer gjithnjë për këngët e saj.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka realizuar projektin e saj më të ri muzikor “Jeto”, e që në fakt është një projekt shumë interesant.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka qenë mbështetëse e kauzave të ndryshme sensibilizuese, dhe se kënga e radhës do të jetë sërish një mesazh ndërgjegjësimi për shoqërinë.

Muzika është realizuar nga Adi Hila, gjersa vargjet janë shkruar nga tekstshkruesi Olti Curri.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, teksa Juliana ka ndarë me fansat disa imazhe prej prapaskenave të xhirimit.

Juliana Pasha gjatë xhirimeve të klipit të ri “Jeto”. Foto nga Instagram Story

Këngëtarja ka publikuar gjithashtu një video në Instagram, ku ka zbuluar një pjesë të këngës, duke treguar edhe për mesazhin që do të përçojë ky projekt.

Ajo është shfaqur plot elegante dhe me stil, e ndërsa kënga “Jeto” do të jetë e gatshme për publikun brenda pak javëve. /Telegrafi/