Site icon Telegrafi

“Jeto sikur të jetë dita e fundit”, Genta Ismajli po shijon kohën në Kosovë bashkë me partnerin Huseyin Usta

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej disa ditësh është kthyer në Kosovë dhe po shijon qëndrimin në vend.

Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, gjersa po kalojnë një periudhë të mrekullueshme.

Artistja e shumë hiteve po ashtu u konfirmua prej disa kohësh se është në pritje të ëmbël, përkundër se nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Ata së fundmi kanë ndarë disa postime në rrjete sociale në një nga lokalet e Prishtinës duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.

Lexo po ashtu Shtatzënë për herë të parë, publikohen disa imazhe të Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur?

“Jeto sikur të jetë dita e fundit”, ka shkruar Usta në një postim të hedhur në InstaStory.

Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Të njëjtit do bëhen prindër për herë të parë, pavarësisht që nuk zbuluan më shumë për gjininë e foshnjës.

Genta dhe Huseyin ndërkaq jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version