Liria është e vetmja gjë që nuk mund ta keni, nëse nuk jeni të gatshëm ta ndani me të tjerët. Ralph Epperson
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Puno me ata që i do, takoji ata që i do, sipas mundësisë ndihmoji ata që i ke afër e që i do. Por jeta është një sfidë me shumë të papritura.
Përditshmëria ta imponon të takohesh edhe me të “paftuar”, të punosh edhe me persona që nuk i “njeh” sa duhet por të lidh interesi, të lidh momenti, puna, madje, në mesin e të cilëve ka të tillë që ta prishin humorin dhe të krijojnë përshtypjen se ta “shpenzojnë” kohën.
Si i ri shfrytëzo, kërko të takosh dhe të njohësh njerëz të mençur e të ditur, mos e shpenzo kohën me persona që nuk të ofrojnë gjë. Koha është për të gjithë e njëjtë 24 orë!
Organet e trupit i shfrytëzojmë njëlloj. Duke qenë në lëvizje do të hasësh do të takohesh me shumë të tillë.
Shtoje interesimin, do të kesh fatin të njohësh kultura të ndryshme, fe të ndryshme e mentalitete të ndryshme që në moshën e rinisë.
Ëndërro gjërat e suksesit që janë të kapshme, të arritshme, do të shohësh se bëhesh i pavarur, i lirë… Ai që rrezaton kujdesin, guximin, trimërinë, urtësinë ai do të triumfojë! Jetën e kupton si një realitet të vet!
Jeta është një orvatje e pandërprerë për t’i realizuar idetë, projektet madje edhe për t’i testuar ëndrrat dhe ambiciet nëse janë të realizueshme në të ardhmen.
I pavarur dhe i lirë, kërko ndihmën nga personat e suksesshëm, kërko përkrahje, ndihmën nga specialistët, kërko ndihmë nga të afërmit që të mbështesin në punën, në projektet e juaja, suksesi nuk do të mungojë, do të shikoni se do të shpërbleheni do të jeni i lirë.
Si udhëheqës apo si menaxher, ka një metodë me të cilën mund të ndikojmë te të tjerët, te njerëzit, te bashkëpunëtoret, në masë. Te flasim hapur me ata se çfarë ata dëshirojnë, dhe ua bëjmë me dije se si mund të përfitojnë atë që ata dëshirojnë. /Telegrafi/