Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka vazhduar aktivitetin e saj në mbështetje të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Përderisa në ditët e para të javës së shkuar kishte ndihmuar shqiptarët ne zonën e Durrësit dhe Thumes, njëherit të prekurit nga tërmeti me tonelata gjë sende, duke filluar prej veshmbathjeve, ushqimeve, ata kanë vazhduar me shtrimin e darkës për të vendosurit nga Shqipëria në kampin inovativ në Prizren, i cili është bërë vendstrehim për ata që u prekën nga tërmeti javën e kaluar.
Të mërkurën në mbrëmje këtë kamp e ka vizituar i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta, i cili edhe së bashku me bashkëqytetarët e tij të vendosur në këtë kamp, ka ngrënë darkë me ta.
Darka tash e dy ditë po shtrohet për 500 persona nga “Jetimat e Ballkanit”, gjë të cilën e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i shoqatës Halil Kastrati.
Kastrati ndër të tjera ka treguar se në këtë objekt do të instalohet edhe spitali ditor, i cili po financohet nga donatorët që kontribojnë në shoqatën që e drejton ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kastratit:
Darka e trete per motrat dhe vellezerit nga Shqiperia
Sot bashke me Kryetarin e Komunes se Prizrenit Mytaher Haskuka morem pjese ne shperndarjen e darkes nga Jetimat e Ballkanit per motrat e vellezerit nga Shqiperia te akomoduar ne ish kampin Gjerman ne Prizren si dhe darkuam bashke me ta.
E pritem edhe presidentin e Shqiprise z.Ilir Meta i cili erdhi per ti vizituar te ardhurit nga Shqipria.
Bashke me Kryetarin e Prizrenit shkuam ne spitalin regjional te Prizrenit per ti vizituar punimet ne spitalin ditor te cilin eshte duke e financuar shoqata Jetimat e Ballkanit permes donatoreve te saj.
Bamires Zoti ju shperblefte. /Telegrafi/