Site icon Telegrafi

“Jetimat e Ballkanit” do të ndajn 17 banesa për familjet në nevojë në 11 vjetorin e pavarësisë

Në vazhdën e aktiviteteve bamirëse, shoqata “Jetimat e Ballkanit” edhe për festën e pavarësisë ka menduar që të gëzoj edhe disa familje.

Kjo shoqatë të dielën në përvjetorin e 11 të pavarësisë, do të ndaj edhe 17 banesa për familjet në nevojë.

“Ftoheni që të merrni pjesë në përcjelljen e ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë nga Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit e cila organizohet për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vendi: Salla e Kuqe, Prishtinë më 16.02.2019 ora 11:00”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version