Site icon Telegrafi

“Jetimat e Ballkanit”, me një aksion të madh humanitar me 28 nëntor, 28 palë çelësa për 28 familje në nevojë

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.

Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës.

Lexo po ashtu Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)

Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare.

“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Nesër gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varurua në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Exit mobile version