Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar sot marrëveshje për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet që nuk kanë kushte minimale për banim me sistemin “Çelësa në dorë” .
Siç njofton Komuna, të dy palët zotohen se do t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar.
“Komuna e Dragashit është e përkushtuar që qytetarëve të saj të ju ndihmojë sado pak në krijimin e kushteve për banim”.
Kryetari i Komunës ka falënderuar Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që për të dytin vit radhazi kanë një bashkëpunim me Komunën e Dragashit, me shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.