Jetimat e Ballkanit kanë nënshkruan memorandum bashkëpunimi edhe me tri komuna të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, Halil Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook.
Kastrati ka thënë se në komunën e Pejës do të ndërtohen 12 shtëpi.
“Për secilën shtëpi komuna partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër donatorët e shoqatës tonë.
Në komunën e Klinës do te ndërtohen 6 shtëpi.
Për secilën shtëpi komuna partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër donatorët e shoqatës tonë.
Ndërkaq në komunën e Deçanit do të ndërtohen 10 shtëpi.
Për secilën shtëpi komuna partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër donatorët e shoqatës tonë.
“Memorandume bashkëpunimi do të kemi edhe më shumë komuna tjera ditëve në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Halil Kastratit në Facebook./Telegrafi/