Site icon Telegrafi

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndan mirënjohje për Riza Llukën, Kastrati: Na u gjend pranë në momentet më të vështira

Në ngjarjen e madhe të mbajtur në Prizren, në nderë të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ku u dhuruan 128 shtëpi, janë ndarë disa mirënjohje për kontribuuesit dhe bashkëpunëtorët e shoqatës ndër vite.

Një ndër ata që janë kujtuar më mirënjohje për kontributin e tyre, ka qenë edhe veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-drejtori i RTV Dukagjini, Riza Lluka.

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka thënë se e lut Zotin që ta mëshirojë Riza Llukën, i cili sipas tij, në momentet më të vështira iu ka gjendur pranë shoqatës.

Kastrati i ka dhënë mirënjohjen djalit të Riza Llukës, Gentianit.

Ndryshe, Lluka ka qenë ndër personat e parë me një ndikim të madh në punën e mëtutjeshme të “Jetimave të Ballkanit”, për arsye të përkrahjes pa-rezervë të të ndjerit ndaj shoqatës dhe drejtorit Halil Kastrati.

Lexo po ashtu "Jetimat e Ballkanit", ndajnë mirënjohje për portalin Telegrafi

Ndër të tjera, Kastrati ka thënë se ndonëse krejt i panjohur, Lluka i kishte ndihmuar në hapjen e kuzhinës në Pejë dhe shumë prej iniciativave tjera humanitare.

“I kam dhënë idenë se kam ardhur për të hapur një kuzhinë humanitare. Ma ka thënë një fjalë që nuk mund ta harrojë kurrë. A ka mundësi të përqafojë njëherë, tha, ndoshta kuzhina nuk do të hapet kurrë, unë mjafton që dëgjova diçka që nuk e kam besuar se ka në popullin tonë”, kishte deklaruar drejtor i “Jetimave të Ballkanit”, në njërin prej rrëfimeve të tij.

Kastrati ka thënë gjithashtu se Riza Lluka e ka dashtë shumë humanitetin, duke shtuar se ai ka ndihmuar në hapjen e kuzhinës edhe në Prizren.

“Autoriteti dhe zemërgjerësia e tij, ka barë që njerëzit dhe bizneset më të mëdha anë e mbanë Kosovës të japin donacione për “Jetimat e Ballkanit;”, kishte thënë Kastrati.

Në linkun më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version