Shoqata “Jetimët e Ballkanit” në mesin e shumë kompanive, ndërmarrjeve, personaliteteve ka ndarë mirënjohje edhe për kompanitë “Top Reklama” më seli në Pejë për kontribut të veçantë.
Në ngjarjen e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit”, janë dhuruar 128 shtëpi për familjet në nevojë.
TOP REKLAMA është kompani e specializuar në Shtyp Digjital, Autografika, 3D Reklama dhe Reklama Ndriçuese.
Kjo kompani është themeluar në vitin 2006 duke sjellë standarde të reja dhe lidership në industri, duke ofruar shtypin Digjital, Reklama 3Dimensionale, Reklamat Ndriçuese, sistemet e display-it me mënyrën më të mirë të përdorimit të teknologjisë së fundi./ Telegrafi/