Në ngjarjen e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit”, ku janë dhuruar 128 shtëpi për familjet në nevojë, mirënjohje për kontribut është dhënë edhe për korporatën Dukagjini dhe për autoren e emisionin “Radari” në Radio Dukagjini.
Ngjarja e mbajtur në sallën “Sezai Surroi”, në nderë të 10 vjetorit të punës së “Jetimave të Ballkanit”, përveç dhurimit të shtëpive, janë dhuruar edhe mirënjohje për mbështetësit e shoqatës ndër vite.
RTV Dukagjini dhe koorporata “Dukagjini” që nga fillimi i aktivitetit të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë përcjellë dhe ndihmuar aktivitetet e kësaj organizate.
Më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DE80VVNzQiU&feature=emb_title&fbclid=IwAR1DKgzwtKsq-dhXTqLxnvBbOuu_O5fTLU1ypxpg9uBv6Y8FdxdtpGyPIqI