Telegrafi

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinën humanitare në Prishtinë

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë hapur kuzhinën humanitare në Prishtinë.

Kjo kuzhinë është nën ombrellën e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e treta në radhë, pas asaj të Prizrenit e Janjevës.

Kuzhina gjendet tek “Rruga Lidhja e Prizrenit”.

Ndryshe, humanisti Halil Kastrati është duke vazhduar me projekte bamirëse, ku së fundi ka njoftuar që së bashku me komunën e Podujevës do të ndërtojnë 10 shtëpi. /Telegrafi/