Site icon Telegrafi

“Jetimat e Ballkanit”, gjithmonë në krah të nevojtarëve (Foto)

LEXO PO ASHTU:
“Jetimat e Ballkanit”, bëjnë punën e qeverisë (Foto)
“Jetimat e Ballkanit”, derë e hapur për skamnorët
Të krijosh lumturi, duke larguar urinë (Foto)

Këtë të premte ata dhuruan ndihma në ushqime tek familja e Hashim Gurgurovcit nga fshati Dardani, Komuna e Ferizajit, dhe familjes së Bajram Mulakut nga fshati Gajre, Komuna e Kaçanikut.

Familja 10-anëtarëshe e Hashim Gurgurovcit, përveç kushteve të rënda ekonomike jeton në një shtëpi pa kushte normale të jetesës. Ndërsa, kryefamiljari është i paralizuar. Fatkeqësisht, ata tash janë privuar edhe nga ndihma sociale.

Zonja e shtëpisë ka sqaruar se vetëm për pampersët për kryefamiljarin e paralizuar nevojiten 60 euro në muaj.

Ndërsa, konaku i familjes 11-anëtarëshe të Bajram Mulakut nga fshati Gajre, rrezikon të rrënohet. Kushtet në të cilat jetojnë ata janë tepër të rënda. Po ashtu, as kjo familje nuk merr asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore. /Telegrafi/

Tek familja Gurgurovci

Tek familja Mulaku

Exit mobile version