“Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndërtojnë gjatë vitit 2021 20 shtëpi për familjet skamnore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
“Sot, në komunën e Prizrenit bashkë me kryetarin, Mytaher Haskuka kemi nënshkruar memorandumin për ndërtimin e 20 shtëpive gjatë vitit 2021. Komuna do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët nëpërmjet shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’”, shkruan Kastrati.
Postimi i plotë:
20 familjeve do t’u kthehet buzëqeshja në Prizren!
Sot, në komunën e Prizrenit bashkë me kryetarin, Mytaher Haskuka kemi nënshkruar memorandumin për ndërtimin e 20 shtëpive gjatë vitit 2021.
Komuna do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët nëpërmjet shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë. /Telegrafi/