Telegrafi

Jetesa në çift, zvogëlon stresin e punës

Sipas studiuesve kjo shpjegohet me faktin se martesa dhe jeta në çift, ndonjëherë stresuese, lehtëson menaxhimin e faktorëve të tjerë të stresit. Prej kohësh kompanitë kanë qenë të interesuar për pyetjen sesi mund të reduktonin stresin e punonjësve të tyre. Hulumtuesit amerikanë kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem: Të jetosh në çift.

Për realizimin e këtij studimi janë përfshirë 500 studentë në një test të stresit përballë vendimeve ekonomike, duke iu shpjeguar se rezultatet mund të ndikonin seriozisht në karrierën e tyre të ardhshme, shkruan Civitas. Nga këta studentë, 40% e meshkujve dhe 53% e festave ishin të martuar ose jetonin me një partner. Mostrat e pështymës u analizuan para dhe pas testit për të matur nivelet e hormoneve të stresit.

Nga ky studim i gjërë u arrit në përfundimin se burrat dhe gratë e vetme, kishin një nivel të stresit më të lartë se ata që jetonin në çift. /Telegrafi/