Site icon Telegrafi

Jetë mizore: Punëtoret e tullave në Sudan – 12 orë në ditë për 1.4 dollarë

Punishtja tradicionale e prodhimit të tullave në kampin e refugjatëve “Ebu Shuk” në qytetin e Darfurit Veriorë tërheq vëmendjen me punëtoret femra.

Mijëra gra, të cilat humbën bashkëshortët në luftën civile, e cila nisi në vitin 2003, u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe për të mbijetuar punojnë në kushte të vështira, shkruan AA. Për shkak se mundësia e punësimit është e vogël, këto gra detyrohen të punojnë në punishtet e tullave me 1.4 dollarë në ditë.

Punëtoret femra të tullave fillojnë punën e tyre me përzierjen e argjilës dhe më pas puna e tyre vijon me vendosjen e tyre në kallëpet e çeliktë. Pas tharjes së tyre ata palosin këto tulla në 10 metra lartësi.

Në një deklaratë për gazetarin e agjencisë AA, punonjësja e kësaj punishteje, Havva Ishak, thotë se punojnë 12 orë duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit dhe se ata fitojnë 1.4 dollarë në ditë.

Duke thënë se bashkëshortin e ka humbur gjatë luftës civile, Ishak thotë se për të mbijetuar dhe ushqyer tre fëmijë është e detyruar të punojë në një vend të tillë.

“Nëse largohem nga këtu nuk kam ku të gjejë një punë tjetër. Punëdhënësi mund të gjejë një tjetër menjëherë në vendin tim. Pasi jashtë gjenden me qindra gra të cilat ëndërrojnë të punojnë këtu”, është shprehur ajo.

Ndërsa, Kısmet Idris, një tjetër grua punëtore në këtë punishte thotë se është 25 vjeçe dhe i është rritur forca e durimit në këtë punë. Idris e cila duket më e gjallëruar se punonjëset e tjera thotë: “Kjo është një punë e vështirë, por nëse e lë vdes nga uria. Jam e detyruar të punoj dhe të ndihmoj familjen”.

Exit mobile version