Ajo është e njohur për luksin që bën dhe këtë tashmë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për reperen shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, Loredana Zefin, që tanimë po vazhdon të jetë mjaft e komentuar sa për jetën ashtu edhe për të bëmat e përditshme.
Biondja, e ndjekur nga tre milionë njerëz, së fundmi mori vëmendje për një nga paraqitjet me një kostum të gjelbër me vija.
Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme.
Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.
Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro.
Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta, ndonëse ka arritur një karrierë të bujshme profesionale prej vitesh.
E njëjta po vazhdon të jetë ndër rap-artistet më të pëlqyera e më të kërkuara në tregun muzikor gjerman. /Telegrafi/