LDK e ka caktuar Jeta Rafunën si shefe të asamblistëve të kësaj partie në Komunën e Prishtinës.
Rafuna tha se kjo detyrë e re i jep ende përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për qytetin e Prishtinës.
“Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës”.
Sot gjatë ditës është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në këtë pozitë me 25 vota është zgjedhur Fehmi Kupina, po nga kjo parti.