Telegrafi

Jeta pranë burrit kryeministër, flet Anita Haradinaj

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij njihen tash e 13 vjet

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, e ftuar në “Ftesë për 5” ka rrëfyer jetën e saj përkrahë Ramush Haradinajt.

Ajo tregon se pas marrjes së detyrës së kreut të qeverisë së Kosovës, mungesa e Ramushit në shtëpi nuk është ndjerë shumë, pasi ajo dhe fëmijët për shumë kohë jetuan pa të, teksa ai gjykohej në Hagë.

Më tej ajo ka treguar se ka dyshime të forta nëse Haradinaj është një kuzhinier i mirë.

“Për mua ka gatuar vetëm një herë. Por kam dyshime nëse e ka bërë vetë, apo e ka porositur diku tjetër, pasi nuk e ka përsëritur dy herë”, ka treguar ajo.

Ramush Haradinaj ka një vit që është kryeministër i Kosovës.

Ai gjithnjë shfaqet afër bashkëshortes së tij e cila po ashtu është mjaft e komentuar për dukjen dhe stilin.

Anita kohë më parë u përball me spekulime për koston e lartë të veshjeve të saj. /tch/