Site icon Telegrafi

Jeta në vatrat e coronavirusit në Vushtrri

Vushtrria është rikthyer sërish në vatër të coronavirust ën Kosovë.

Stanoci i Epërm dhe Nedakoci janë dy fshatrat më të prekur të kësaj komune.

Xhamia në Stanoc prej dy javësh po qëndron e mbyllur si pasojë e rikthimit të coronavirusit.

Anëtarët e nëntë familjeve nga tri lagje të Stanocit të Epërm janë infektuar me coronavirus.

“Për momentin kemi 28 persona aktiv me COVID-19. Prej tyre katër janë të shtrirë në spital ndërsa dy janë me oksigjenoterapi, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore është në përmirësim e sipër”, shprehet Ymer Haradinaj – kryetar i fshatit.

Haradinaj thotë se pavarësisht shtimit të rasteve bujqit kanë vazhduar punën.

“Bujqit kanë filluar normalisht punët në arat e tyre dhe nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Edhe Nedakoci është një tjetër fshat i Vushtrrisë mjaft i prekur nga coronavirusi.

Kryetari i fshatit Semir Zeqiri thotë se për shkak të rasteve i kanë reduktuar lëvizjet.

“Familjet që kanë dalë pozitive janë në vet izolim, ne tjerët qarkullojmë vetëm për gjëra elementare”.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylajmen Meholli thotë se po u qëndrojnë pranë familjeve të prekura.

“Ne i kemi furnizuar këto familje me terapi e nevojshme dhe kohë pas kohe i kemi vizituar për t’ua parë gjendjen shëndetësore”, deklaroi Meholli./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version