Telegrafi

Jeta në tepihun e kuq: Paraqitjet më mbresëlënëse të ‘Mbretit dhe Mbretëreshës së Hollywoodit’ (Foto)

Angelina Jolie ka kërkuar shkurorëzim nga Brad Pitti pas dy vitesh kurorë, por ata kanë qenë bashkë për 12 vite.

Në këtë mënyrë merr fund edhe lidhja e njërit prej çifteve më të popullarizuara në botën e të famshmëve. Ata kanë edhe gjashtë fëmijë së bashku, për të cilët aktorja ka kërkuar të marrë kujdestarinë.

Lexo po ashtu Angelina dërgon dokumentet në gjykatë, kërkon shkurorëzim nga Brad Pitt?

Ndërkohë, derisa po flitet për ndarjen e tyre, t’i kujtojmë momentet e bukura të paraqitjes së përbashkët të Angelinas dhe Pittit në tepihun e kuq.

Telegrafi jua sjell përmes fotografive disa nga ato momente të çiftit që kanë marrë epitetin e Mbretit dhe Mbretëreshës së tapetit të kuq. /Telegrafi/