Angelina Jolie ka kërkuar shkurorëzim nga Brad Pitti pas dy vitesh kurorë, por ata kanë qenë bashkë për 12 vite.
Në këtë mënyrë merr fund edhe lidhja e njërit prej çifteve më të popullarizuara në botën e të famshmëve. Ata kanë edhe gjashtë fëmijë së bashku, për të cilët aktorja ka kërkuar të marrë kujdestarinë.
Ndërkohë, derisa po flitet për ndarjen e tyre, t’i kujtojmë momentet e bukura të paraqitjes së përbashkët të Angelinas dhe Pittit në tepihun e kuq.
Telegrafi jua sjell përmes fotografive disa nga ato momente të çiftit që kanë marrë epitetin e Mbretit dhe Mbretëreshës së tapetit të kuq. /Telegrafi/