Telegrafi

Jeta në vendin që vuan për hapësira për gjumë: Për një “banesë” sa një arkivol, qiraja shkon 210 euro në muaj! (Video)

Që nga viti 2013, në Hong Kong është rritur ndjeshëm kostoja e marrjes me qira të një apartamenti, dhe kështu pronarët e apartamenteve kanë menduar metoda tjera si të fitojnë para shtesë.

Ata i kanë ndarë apartamentet e tyre të mëdha duke krijuar disa më të vogël, të cilët kanë madhësinë e një arkivoli me saktë 1.9 metra katrorë, ku një njeri mezi arrin të futet e lëre më të shtrijë këmbët lirshëm, transmeton Telegrafi.

Vong Ziva mbi 20 vite jeton në një apartament të tillë, të cilin në muaj e paguan 210 euro.

Nga sipërfaqja e përgjithshme e Hong Kongut, vetëm shtatë për qind e tokës urbane është në dispozicion për banim, dhe për këtë arsye çmimi për një metër katror të marrjes me qira të një apartamenti mund të shkojë deri në 1,270 euro.

Për këtë banorët e varfër të Hong Kongut, janë të lumtur nëse mund ta përballojnë një ‘apartament’ miniaturë. Megjithatë, Kombet e Bashkuara konsiderojnë se ky fenomen është fyerje për dinjitetin njerëzor. /Telegrafi/