Telegrafi

Jeta në qytet rrit rrezikun për sëmundje mendore

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit të cilët jetojnë nëpër qytete janë për 21 për qind më të prirë që të zhvillojnë çrregullime anksioze në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra. Po ashtu, njerëzit që jetojnë në qytet janë për 39 për qind më të rrezikuar për çrregullimin e disponimit, si dhe kanë rrezik të rritur për të vuajtur nga skizofrenia.

Ekspertët thonë se rastet me skizofreni janë dyfish më të shpeshta te personat që kanë lindur dhe janë rritur në qytet, në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra.

Sipas tyre, ekspozimi ndaj stresit ditor, siç është komunikacioni ngarkuar dhe ndotjes së ajrit, janë përgjegjës për prirjen më të madhe të njerëzve që jetojnë në qytet që të kenë probleme mendore.

Duke analizuar fotografitë e trurit të 100.000 vullnetarëve që kanë jetuar në qytete dhe fshatra, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ambientet urbane janë të lidhura me rritje të stresit në regjionin e trurit të quajtur ‘amygdala’, i cili rregullon emocionet dhe disponimin.

Ndërsa te këta njerëz është më aktiv regjioni i kores së trurit, pjesa e gyrusit të Brocas, që lidhet me emocionet negative dhe stresin. Të dy këto pjesë të trurit janë të dëmtuara te njerëzit me çrregullime të disponimit. /Telegrafi/