Site icon Telegrafi

Jeta në Madrid në kohën kur pandemia po kulmon, historia e të riut që po frikësohet se numri i të vdekurve mund të shkojë në 10 mijë

Spanja zë vendin e dytë në botë për nga numri i të vdekurve pas Italisë, si dhe është vendi i katërt për nga numri i të infektuarve.

“Është diçka e keqe”, thotë 35-vjeçari Gonzalo Kaseron, banor i Madridit gjatë një bisede telefonike me 24sata.hr, transmeton Telegrafi.

Në Spanjë gjatë të shtunës numri i të vdekurve nga coronavirusi ka shkuar në 832, që është dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i kësaj sëmundje, kurse numri total i viktimave në këtë vend ka shkuar në 5.690. E një ditë më herët kanë ndërruar jetë 769 persona, shifra të ngjashme ka dhënë edhe qeveria kur zbuloi të dhënat zyrtare.

Në vetëm katër ditët e fundit kanë humbur jetën 3 mijë persona.

“Në një moment duhet të bie numri i të vdekurve, por frikësohem se gjatë dy muajve të ardhshëm, numri i  viktimave do të shkojë në 10 mijë”, shtoi Gonzalo.

Tash e dy javë ai është mbyllur në apartamentin e tij, kurse deri vonë është kollitur duke u frikësuar se mund të jetë infektuar, megjithatë kollitja është reduktuar dukshëm në 48 orët e fundit.

Të shtunën numri i të sëmurëve të rinj është rritur për 8.190, duke bërë që numri total të shkojë në mbi 80 mijë, kurse po të njëjtën ditë në aeroportin e Madridit ka ateruar një aeroplan transportues me 1.2 milionë maska mbrojtëse.

Qeveria spanjolle i kishte porositur nga jashtë me qëllim që punonjësit shëndetësor nëpër spitale dhe shtëpi të jenë sa më të përgatitur. E ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka njoftuar se deri më tani janë shëruar 12.290 persona nga 72.250 sa janë në total të tjerë që vazhdojnë të vuajnë ngas ky virus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version