Nëntë anëtarët e familjes Arifi nga Obiliqi, jetojnë në kushte tepër të rënda ekonomike.
Ata as kulm mbi kokë nuk kanë dhe prej nëntë vitesh mbijetojnë në një barakë.
Pesë nga shtatë fëmijët e familjes shkojnë në shkollë, ndërsa kryefamiljari është i sëmurë dhe i paaftë për punë.
Kjo familje muajin e kalon me rreth 100 euro në muaj, aq sa ua ofron sociali. /Klan Kosova/