Site icon Telegrafi

Jeta misterioze e gruas së liderit të Koresë së Veriut (Foto/Video)

Shumë pak njerëz dinë për jetën private të Ro Sol-ju, gruan e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shkruan Business Insider.

Sipas medieve të Koresë së Jugut, ajo është 28-vjeçare dhe ka tre fëmijë. Thuhet se ajo ishte prezantuar zyrtarisht si gruaja e Kim Jong-un në korrik të vitit 2012, kur edhe e shfaqi para qytetarëve gjatë inaugurimit të një parku në Pyongyang, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se kur janë martuar Kim dhe Ri. Disa media raportojnë se dasma është zhvilluar në vitin 2009, derisa disa tjera pretendojnë se dyshja janë takuar për herë të parë në vitin 2010 gjatë një koncerti të muzikës klasike.

Por shumë pak dihet për jetën e Ri para se të martohej me Kimin. Raportohet se ajo ka studiuar për këndim në Kinë kurse Korenë e Jugut e kishte vizituar për herë të parë në vitin 2005 si pjesë e një ekipi të nxitësve të tifozëve të Koresë së Veriut.

Ri thuhet se ka shije të shtrenjtë për veshjen perëndimore. Ajo është kritikuar që gjithmonë me vete bartë çanta të shtrenjta të markave të njohura si Dior apo Chanel, derisa shumica e qytetarë në Korenë e Veriut jetojnë në varfëri.

Gjithashtu besohet se gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të çiftit, por këtë fakt janë munduar ta fshehin nga opinioni për disa muaj. Spekulohet se Kim me çdo kusht kërkonte një djalë që do ta trashëgonte “fronin”.

Fshehja e fakteve për jetën private të Ri nuk është diçka e pazakontë në Korenë e Veriut. Babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il asnjëherë nuk e kishte prezantuar bashkëshorten e tij para qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version