Telegrafi

Jeta mes vizatimeve dhe artit pamor – rrëfimi i artistit Fatlum Meholli që pëlqen të portretizojë yjet e famshëm

Të shumtë janë artistët e rinj në Kosovë, kryesisht ata të fushës së muzikës apo aktrimit, teksa anash nuk mbesin as ata që e duan pikturëb, apo artet pamore në përgjithësi.

Fatlum Meholli nga Mitrovica, është një nga ata që pasion të madh e ka vizatimin dhe pikturën. Ai realizon çdo ditë portrete të ndryshme të personazheve me famë botërore, portrete këto të cilat i ekspozon edhe në rrjetet sociale, duke marrë pëlqime të mëdha nga ndjekësit.

Ai në një bisedë për Telegrafin, ka rrëfyer se dashuria e tij për këtë lloj të artit, ka fillyar qysh kur ishte i vogël, ndërsa tani si i rritur, vazhdon suksesshëm rrugën të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar.

“Me vizatime, përkatësisht me art figurativ kam filluar të merrem që nga fëmijëria e mesme, dhe qysh në shkollë fillore jam dalluar për entuziazmin tim rreth punimeve artistike. Vazhdimisht kam pasur përkrahjen e familjes dhe të shoqërisë, e cila me ka ndihmuar shumë që të mos ndalem, dhe të përmirësohem gjithnjë e më shumë në këtë drejtim”, ka thënë Fatlum Meholli për Telegrafin.

Fatlum Meholli 

I njëjti, ka treguar se personazhet që përzgjedh për t’i pikturuar janë të fushave të ndryshme, por që të preferuarit mbeten yjet me famë botërore.

“Portretet mbeten gjinia ime e preferuar e artit pamor, pa i anashkaluar peizazhet dhe natyrat e qeta. Në munges të punës me model, portretet kryesisht i realizoj përmes fotografive. Ndërsa, personazhet të cilat i zgjedh për realizim janë artistë të cilët kanë një bagazh dhe vlerë artistike”, thotë tutje Meholli.

Nga të gjithë të famshmit që ka vizituar, anash nuk mbten as shqiptarët. Faltumi tregon më tej për Telegrafin, se portreti që i ka bërĽ artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ai i cili është pritur më së miri nga publiku.

“Të gjitha punimet që i realizoj kanë një vlerë të madhe për mua, dhe është shumë e vështirë që të veçoj ndonjërën prej tyre, por punimi i cili është mirëpritur më së shumti nga audienca është portreti i Dua Lipës”, tha Fatlumi.

Dua Lipa – Vizatim

Përveç ekspozitave të shumta dhe panairet në të cilat merr pjesë, rrjetet sociale janë po ashtu një ‘dritare’ e mirë për të promovuar punën në ditët e sotme.

Njëlloj vepron edhe artisti Meholli, i cili në përfundimin e bisedës për Telegrafin, tregon se ku mund t’i gjejmë dhe shohim punimet e tij.

“Gjatë kohës së shkollës së mesme, kam marr pjesë në disa Panaire të shkencës dhe të kulturës, të cilat kanë qenë një mundësi e mirë për të shfaqur punën time, gjithashtu kam qenë pjesë edhe e disa ekspozitave kolektive. Ndërsa, mënyra tjetër për të publikuar punën time mbeten rrjetet sociale. Përveç punimeve që publikoj, kam edhe disa të tjera të cilat janë në përpunim e sipër, por që kërkojnë një kohë më të gjatë. Ato jam duke i realizuar në një teknikë tjetër, dhe mendoj që në të ardhmen ta realizoj një ekspozitë personale”, ka përfunduar Fatlum Meholli.

Në vazhdim, mund të ndiqni disa prej punimeve të realizuara në vizatim dhe grafikë nga artisti Meholli. /Telegrafi/

Alicia Keys – Vizatim

 

Audrey Hepburn – Vizatim

 

Dua Lipa – Graphic Design

 

Eiffel Tower – Pikture

 

Jim Morrison – Vizatim

 

John Lennon – Grephic Design

 

Leonardo Di Caprio – Vizatim

 

Rihanna – Vizatim

 

Xherdan Shaqiri – Vizatim

 

Zayn Malik – Vizatim