Dy të rinj janë arrestuar nga policia për vjedhje në bashkëpunim, pasi ndalonin makinat në rrugë duke u shtirur si policë dhe u merrnin lekët.
Kanë qenë denoncimet e qytetarëve që kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Të arrestuarit janë Halil Topalli dhe Shaban Topalli.
Në kërkim është edhe një person i tretë që bashkëpunonte me dy të arrestuarit, shkruan gazeta ‘Shqip’. Ata dilnin në rrugë të veshur si policë dhe ngrinin postblloqe.
‘Ndal policia, ka ndodhur vrasje në Tiranë”! Kjo ishte fraza që ata përdornin, më pas kontrollonin mjetin dhe merrnin gjithçka gjenin në të.
Pasi merrnin të gjitha fraza drejtuar shoferit ishte: “Lekët i do shefi.”
Një nga viktimat ishte dhe një tregtar nga Shkodra, i cili u ndalua nga “policët” rreth orës 04:00 pranë Institutit Bujqësor dhe i morën 500 mijë Lekë. Ndërsa një personi tjetër, në dalje të Kamzës i morën 1 milionë Lekë të vjetra. Ka qenë denoncimi i të dyve, duke bërë që policia t’i arrestonte.
/Telegrafi/