Site icon Telegrafi

Jeta luksoze e vajzës së ministrit shqiptar, e cila është në lidhje me djalin e ish-ministrit (Foto)

Vajza e ministrit Edmond Haxhinasto dhe djali i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços janë më të dashuruar se kurrë.

Eliza Haxhinasto nuk e ka fare problem, pavarësisht statusit të babait të saj, që ta tregojë me detaje jetën e saj private.

Udhëtime, evenimente dhe puthje me të dashurin, janë këto fotot që mbizotërojnë në Instagramin e saj.

Disa javë më parë ata janë fejuar duke kurorëzuar lidhjen e tyre dhe duke e bërë edhe publike. Duket që Eliza është shumë e përkushtuar ndaj kësaj lidhje, duke i dedikuar të gjitha fotot të dashurit të saj.

Që të dy janë shumë të dhënë pas jetës së natës dhe udhëtimeve, duke parë pasurinë e baballarëve të tyre, nuk e kanë aspak problem që të shëtisin të gjithë botën./JOQ/Mapo/

Exit mobile version