Site icon Telegrafi

Jeta luksoze e shqiptarit të kapur me kokainë (Video)

Tre shqiptarë janë arrestuar me 4 kg kokainë të pastër që arrin në nivelin 98% në Cezena të Italisë. Përveç kësaj atyre iu sekuestrua dhe 2 kg marijuanë, që në total do të arrinte një vlerë prej gati 1 milion euro.

Në pranga kanë përfunduar Fatos Sadiku, 33 vjeç, Luan Kasalla, 41 dhe Fiqri Sulmina, 36 vjeç. Përveç drogës, policia u sekuestroi në cilësinë e provës dhe 33 mijë euro cash.

Ndjekja e shqiptarëve nisur kur policia po vëzhgonte Kasallën ndërsa po largohej me makinë nga Forli. Policia nuhati se bëhej fjalë për ndonjë takim të dyshimtë.

Agjentët konstatuan se 36-vjeçari Kasalla kishte lënë takim me Sadikun. Pas takimit të shkurtët ata u nisën për në shtëpinë e Kasallës në Bellaria.

Pas kontrollit policia gjeti drogën të fshehur poshtë tapetëve të makinës.

Hetuesit besojnë se kanë shkatërruar një prej grupeve më të rrezikshme të shpërndarjes së drogës në Romagna.

Luan Kasalla, i cili rezulton i martuar dhe ka tre fëmijë. I riu nga Fushë-Kruja me banim në Itali duket se bënte një jetë prej pasaniku. Ai rezulton me precedent kriminal.


Kokaina itali by PanoramaVideo

Exit mobile version