Telegrafi

Jeta luksoze e princit të Bruneit (Foto)

Princi i Bruneit, Abdul Matin, çdo ditë ndanë me 733 mijë ndjekësit në Instagram, fotografitë nga jeta e tij luksoze.

Princi 26-vjeç i njohur si Matin, është njëri nga 12 fëmijët (pesë djem dhe shtatë vajza) e sulltanit Hasanal Bolkijah, të parit të Bruneit, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh faktin se pasuria e Bolkijahit vlerësohet të jetë rreth 20 miliardë dollarë, Matin bën një jetë si në përralla.

Hopi i tij i preferuar është polo, por i pëlqen të udhëtoj me aeroplan privat, edhe pse duket se kalon mjaft kohë duke ledhatuar kafshë të ndryshme në plazhet më të bukura të botës, dhe për këtë disa e quajnë “babai i tigrave”.

Megjithatë, në një interviste dhënë kohë më parë, princi i përshkruar si një “person modest” ka deklaruar se nuk i pëlqen të shpenzojë paratë e prindërve të tij dhe të cilit i “intereson më shumë jeta e thjeshtë”. /Telegrafi/