Fëmijët e pasur të “Instagramit” nuk zhgënjejnë asnjëherë kur vjen puna te publikimi I jetës së tyre në rrjetet sociale. Zakonisht janë të rinjtë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilët tregojnë për pushimet e tyre luksoze, për veturat nga më të shtrenjtat e deri te rrobat firmato.
Por duket se ata tashmë kanë edhe një konkurrent tjetër, të rinjtë e vendit më të varfër në Afrikë, Nigeri. Siç shihet edhe nga fotot, pasanikët e Nigerisë jetojnë mes luksit të shfrenuar.
Fotot e mëposhtme janë marrë nga faqja “Rich Kids of Nigeria”. Çanta dhe veshje firmato, vetura luksi dhe shampanjë, ndërkohë që shumë bashkëkombës të tyre vuajnë nga uria, transmeton shekulli.
Nigeria është një ndër vendet me prostitucionin më të lartë në botë dhe AIDS-I bën kërdinë duke prekur një pjesë të madhe të popullsisë.