Ai është tre herë kampion bote – kështu që nuk është çudi, ylli i Formula 1, Max Verstappen, jeton një jetë luksoze larg pistave.
26 vjeçari, që po bën histori, duke u bashkuar me emra si Ayrton Senna, Niki Lauda dhe vjehrri i tij i ardhshëm, Nelson Piquet, ka fituar titullin për herë të tretë javën që lamë pas.
Pasuria e tij llogaritet dikur rreth 200 milionë euro, pasi ka avion privat, disa makina super të shtrenjta, apartament luksoz buzë detit në Monaco dhe kompletohet me të dashurën e tij mahnitëse modelen, Kelly Piquet.
Pasuri dhe kontratat
Max është djali i legjendës së F1, Jos Verstappen dhe bëri debutimin e tij në Australi në vitin 2015 dhe tani është një nga pilotët më fitues në Formula 1.
Vitin e kaluar, ai nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Red Bull, e cila është përshkruar si një nga më fitimprurësit në historinë e sportit.
Sipas raporteve, kontrata e tij vlen 52 milionë euro në vit – dhe mund të rritet nëse shtohen fitoret e tij.
Max përfiton gjithashtu nga marrëveshjet me markat si G-Star RAW, Red Bull dhe EA Sports.
Shoferi holandez ka gjithashtu kompaninë e tij të mallrave MV, ku shet kapele, veshje dhe aksesorë.
Takimi me vajzën e legjendës së F1
Max ka qenë në lidhje me Kelly, 34 vjeçare, me origjinë gjermane, vajzën e Nelson Piquet, në tre vitet e fundit, dhe ajo është parë shpesh duke bërë tifo për holandezin në pista.
Edhe pse babai i saj ka pasuri njëjtë si i dashuri dikur afër 200 milionë euro, ajo ka bërë emër si modele, agjente e marrëdhënieve me publikun dhe kolumniste e automobilizmit.
Para romancës së saj me Max, ajo ishte në një lidhje me shoferin rus Daniil Kvyat, me të cilin ka një vajzë, Penelope.
Max dhe Kelly zyrtarizuan lidhjen në Instagram kur ai postoi një foto të tyre së bashku në plazh për vitin e ri 2021.
Që atëherë ata janë fotografuar së bashku në shumë raste, ku duket se dashuria e tyre është e madhe.
Kelly në Instagram ka 1.2 milion fansa dhe i mban ata të përditësuar rregullisht me foto të saj dhe Maxit me pushime në vende ekzotike si Saint Tropez e Florida.
Avioni dhe makinat
Për të gjitha udhëtimet e tij nëpër botë, Max thuhet se ka blerë një avion privat nga Sir Richard Branson, me vlerë 14 milionë euro dhe kushton afër 1 milion euro për t’u mirëmbajtur.
Max është siguruar që Falcon-900EX të përshtatet për shijen e tij të shtrenjtë.
Ai udhëton me avion kur i duhet të udhëtojë në distanca të gjata për gara.
Sa i përket koleksionit personal të makinave të Max, kanë vlerë mbi 6 milionë euro dhe rivalizon yjet e Hollywoodit
Pasi u bë shoferi më i ri ndonjëherë që u fut në podium në Çmimin e Madh të Spanjës, në moshën 18 vjeçare, Max mori në një Porsche 911 GTS R3.
Koleksioni i tij i makinave është frymëzuar shumë nga James Bond – ai zotëron një Aston Martin DB11 të tipit 007.
Krahas një Vantage 2018 dhe një DBS Superleggerais, Max raportohet të ketë shtuar një Aston Martin Valkyrie në koleksionin e tij. Sipas raportimeve, automjeti kushton 2.5 milionë euro. /Telegrafi/