Telegrafi

Jeta luksoze e fëmijëve të pasur të Snapchatit (Foto)

Pas publikimit të jetës luksoze të fëmijëve të pasur të Instagramit përmes imazheve, ku nuk hezitonin të pozonin para aeroplanëve dhe helikopterëve privat, ata tani janë duke u sfiduar nga pasanikët e Snapchatit.

Kjo “luftë” se cili po publikon më shumë imazhe nga jeta e tyre luksoze është bërë trend, dhe ka filluar të zgjoj interesim të madh tek qytetarët nga anë e mbanë bota, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse për shumicën e të rinjve në botë udhëtimi në një ishull tropikal është ëndërr jetësore, por jo edhe pse këta fëmijë të pasanikëve, që përveç që shëtisin nëpër gjithë botën, ata këto pushime i bëjnë në ishuj privat, ku shpenzojnë mijëra dollarë.

Kur flitet për luksin nuk ka si të mungojë shampanja e shtrenjtë dhe paratë me bollëk, e mos të flasim për veturat e shtrenjta e gardërobën e markave të njohura.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, dhe do të bindeni se disa shfrytëzojnë paratë në vend të letrës higjienike. /Telegrafi/

17-vjecari