Derisa shumica e të rinjve kursejnë gjatë gjithë vitit për një biletë aeroplani për në Costa del Col, ndryshe veprojnë fëmijët e pasanikëve të Londrës.
Nga aeroplanët dhe helikopterët privatë, disa prej të rinjve më të pasur të Londrës kalojnë pushimet në vendet më luksoze, ku asgjë nga këto pushime nuk e lënë pa e postuar në mediat sociale, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e postuara së fundmi, ata shihen duke pozuar para veturave luksoze siç janë Lamborghini, dhe duke u rrezitur në pishinat e mbushura me peshkaqenë, ku nuk mungonte as shampanja.
Llogaria “Fëmijët e parë të Londrës” në Instagram është krijuar nja 25-vjeçar, babai i të cilit është një milioner i cili synon me këtë llogari të ekspozojë jetën luksoze të miqve të tij. /Telegrafi/