Telegrafi

Jeta luksoze e fëmijëve të pasanikëve të Australisë (Foto)

Tashmë jemi mësuar t’i shohim në rrjetet sociale se si fëmijët e pasanikëve në mbarë botën publikojnë fotografi të gardërobës së shtrenjtë, veturave luksoze dhe udhëtimet në vende përrallore.

“Fëmijët e pasur të Instagramit” nuk janë fenomen i ri, dhe pothuajse në çdo vend të botës ekziston nga një grup i vogël i të rinjve të pasur që shijojnë në maksimum jetën, transmeton Telegrafi.

Të fundit në listë janë pasanikët nga Australia. Për dallim nga ata të Dubait, Rusisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe që kënaqen në shuma të majme të parave, të rinjtë e Australisë bëjnë jetë paksa më modeste.

Brooke Warne e bija e legjendës së kriketit Shane Warne, është njëra nga këta të rinj. Ajo vazhdimisht publikon fotografi nga vendet që i frekuenton.

Mbi 14 mijë ndjekës mund të shohin në profilin e saj në Instagram fotografitë nga pushimet në vende të ndryshme të Evropës, siç është Spanja apo Greqia, por edhe ahengjet me shampanja të shtrenjta dhe duke bërë “shoping” nëpër Paris.

Francesca Paker-Barnam i pëlqen të publikojë rrobat e shtrenjta dhe pushimet luksoze në vende të ndryshme të botës. E kur flasim për luks, nuk ka se si të mos shihen edhe aksesorë të ndryshëm të markave të njohura.

E Miriam Rod, është një pasanike që ka mbi një milion ndjekës në Instagram. Profili i saj ngjan me porotofolion e një top modele, që i mundëson asaj të fitojë edhe më shumë pasi shumë kompani i ofrojnë kontrata të majme për reklamim të produkteve.

Zoe Tornburg udhëton shpesh – nga festivalet e muzikës e deri në plazhet e bukura të Balit dhe nëpër Evropë. Pikë të dobët i ka veturat dhe shpesh lavdërohet për “Range Roverin” me ngjyrë rozë. /Telegrafi/