Site icon Telegrafi

Jeta luksoze e djalit të deputetit shqiptar që trafikonte drogë në Angli (Foto)

Mbrëmjen e djeshme u raportua se djali i një deputeti shqiptar ishte arrestuar dhe dënuar në Britaninë e Madhe për trafikim të kokainës. Sot u mësua se bëhet fjalë për Amarildo Fufin, 25 vjeç, djali i deputetit Mhill Fufi i cili u përjashtua muaj më parë nga Partia Demokratike.

Sipas policisë britanike, 25-vjeçari ishte koka e grupit që merrej me trafikun e kokainës. Sasia e drogës që iu sekuestrua arrinte në shifrën e dy milionë funteve.

Nga fotot që ka postuar vetë Amarildo, shihet një luks i madh që e rrethon. 25-vjeçari ka pasion makinat e shtrenjta, ndërsa në klube nuk kursen.

Nga deputeti Fufi nuk ka asnjë reagim për këtë çështje. /mapo/

Exit mobile version