Site icon Telegrafi

Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite – Veprat që la prapa DJ Avicii

Foto: Getty Images

DJ Avicii vdiq në moshën 28 vjeçare, emri i tij i vërtetë ishte Tim Bergling, ndërsa u gjet i pajetë në Oman duke e lënë familjen dhe miliona fansa të pikëlluar.

Avicii ka qenë një DJ i famshëm, i cili ka bashkëpunuar me artistë të njohur duke u nisur që nga Madonna, e deri te Coldplay.

Tim Bergling ka lindur më 8 shtator të vitit 1989 në Stokholm të Suedisë, nga prindërit Klas Bergling dhe aktorja Anki Liden.

Bergling shpjegoi se emri Avicii do të thotë “niveli më i ulët i ferrit budist” (Avīci) dhe ai zgjodhi këtë emër artistik sepse emri i tij i vërtetë tashmë ishte përdorur pas krijimit të faqes së tij në rrjetin social “MySpace”.

SËMUNDJA NGA E CILA VUANTE DJ I NJOHUR

Avicii vuante nga pankreatiti akut (Foto: Getty Images)

Ai vuajti nga pankreatiti akut – që është një inflamacion potencialisht kërcënues për jetën e pankreasit, pjesërisht për shkak të pijes së tepruar.

Si rezultat i problemeve të tij shëndetësore ai kishte fshikëzën e tij dhe shtojcën e hequr që nga vitin 2014, duke anuluar një sërë shfaqjesh në përpjekje për të rimarrë veten.

Ai u largua nga turneu në vitin 2016, por vazhdoi të bënte muzikë në studio.

ÇMIMET DHE KARRIERA E TIJ

Avicii ishte shpërblyer me disa çmime të rëndësishme në karrierën e tij (Foto: Getty Images)

Avicii ishte shpërblyer me shumë çmime dhe është cilësuar si një ndër DJ-të më të mirë në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ai fitoi dy çmime në “MTV Music Awards”, një në “Billboard Music Award” dhe ishte i noiminuar dy herë në “Grammy”.

Ndër hitet e tij më të njohura është kënga “Wake Me Up”, gjersa multi i suksesshëm ishte edhe bashkëpunimi “Lonely together” me Rita Orën.

Vdekja e Aviciit vjen vetëm pak ditë pasi ai u nominua në “Billboard Music” për “albumin më të mirë të zhanrit dance/elektronik”, për albumin të cilin e publikoi në gusht të vitit të kaluar.

Ai u largua nga turneu në vitin 2016, por vazhdoi të bënte muzikë në studio.

“Ka qenë një udhëtim shumë i çmendur. Fillova të prodhoja muzikë kur isha 16 vjeç. Fillova turne kur isha 18 vjeç. Prej asaj kohe, iu përkushtova muzikës 100 për qind”, tha Avicii për revistën Billboard në vitin 2016.

DJ suedez e filloi karrierën në moshë shumë të re, 16 vjeçare (Foto: Getty Images)

“Kur kthehem prapa në kohë, mendoj: kush, e bëri këtë? Ishte koha më e mirë e jetës sime në një kuptim. Ishte udhëtimi më i mirë i jetës sime”, është shprehur Avicii

Vitin e kaluar, muzikanti publikoi një deklaratë në faqen e tij në të cilën ai tha se krijimi i muzikës ishte arsyeja për të cilën jetonte.

Ai shkroi: “[Krijimi i muzikës] është ajo për të cilën jetoj, gjëja për të cilën  ndjej që unë kam lindur për ta bërë”.

Avicii: “[Krijimi i muzikës] është ajo për të cilën jetoj, gjëja për të cilën ndjej që unë kam lindur për ta bërë” (Foto: Getty Images)

“Vitin e kaluar e lash performimin ‘live’, dhe shumë prej jush mendonin se ishte fundi. Por fundi i kësaj kurrë nuk do të thoshte fundin e Aviciit ose muzikës time. Në vend të kësaj, unë u ktheva në vendin ku kishte kuptim gjithçka – studio”.

“Faza e ardhshme do të jetë e gjitha për dashurinë time, për të bërë muzikë për ju djema. Është fillimi i diçkaje të re”, kishte thënë Avicii.

YJET E FAMSHËM: TË SHOKUAR NGA VDEKJA E HERSHME E KOLEGUT TË TYRE, AVICIIT

Avicii numëronte bashkëpunime të shumta me emra të njohur ndërkombëtarë (Foto: Getty Images)

Ndërsa lajmi për vdekjen e tij u shpërnda të premten, shumë nga yjet e famshëm kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime

Producenti Calvin Harris ishte një nga të parët që shkroi: “Lajm shkatërrues ky rreth vdekjes së Aviciit. Një shpirt i bukur, i pasionuar dhe jashtëzakonisht i talentuar që kishte edhe shumë për të bërë. Zemra ime shkon tek familja e tij. Zoti të bekoftë Tim”.

Ndërkohë, edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me të mësuar lajmin, zgjodhi rrjetin social Twitter, për të shkruar një status duke treguar se kishte mbetur pa fjalë nga vdekja e tij: “Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”.

Lexo po ashtu Rita Ora për vdekjen e Aviciit: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

Edhe Dua Lipa, po ashtu ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një statusi në rrjetin social Twitter. “Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar ajo.

Yjet që shprehën ngushëllime për humbjen e kolegut të tyre (Foto: SC/Twitter)

Ish-ylli i “One Direction”, Liam Payne, shkroi: “Oh, Zoti im, sinqerisht i shkatërruar për humbjen e Aviciit në formë kaq të e … çfarë talenti ishte ai, u prefsh në paqe”.

Charlie Puth shtoi: “Wow, unë do të doja të merrja një moment për t’i shprehur ngushëllime atij që me të vërtetë më hapi sytë që prodhimet e mia do të mund të dilnin një ditë në dritë. Avicii ishte një gjeni dhe një novator i muzikës, dhe nuk mund të besoj se ai nuk është më me ne. U prefsh në paqe”.

Fansat gjithashtu ishin të shqetësuar, duke përmbytur mediat sociale me ngushëllime dhe komente të shumta.

AVICII DHE HITET MË TË MËDHA NË KARRIERËN E TIJ

Avicii (Foto: Getty Images)

Avicii ishte një DJ i cili filloi të merrej me muzikë shumë i ri.

Në karrierën e tij numëron hite të shumta, gjersa ndër më të famshmet mbetet kënga “Wake me up”, të cilën ai e realizoi në vitin 2011.

Bashkëpunimi me artisten shqiptare gjithashtu, Rita Ora, ishte cilësuar si i suksesshëm. “Lonely together” është kënga që bëri bashkë dyshen në vitin 2017.

Në vazhdim ju sjellim disa nga hitet më të mëdha të yllit të sapo shuar nga bota e muzikës.  /Telegrafi/

1. Wake me up

2. Levels

3. Hey brother

4. Addicted to you

5. Waiting for love

6. Without you

7. The nights

8. I could be the one

9. Lonely together

10. The days

 

Exit mobile version