Një burrë është bërë viral me ‘vështirësitë’ që has në jetën e përditshme për shkak të gjatësisë së tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Beau Brown, 29-vjeçar nga Atlanta – Georgia, i cili është 2.1 metra i gjatë pohon se u detyrua të ndërronte aeroplanët pasi nuk e zinte ulësja.
Brown u bë i njohur kur u ngrit në klasin e parë në avion si kërkim falje që iu kërkua të ndryshonte fluturimet pasi vendi i ulëses te dalja emergjente nuk ia zinin këmbët – ai e kishte
rezervuar gjatë një fluturimi për në Karolinën e Veriut muajin e kaluar.
Burri i cili duhet të veshë këpucë dhe rroba të bëra posaçërisht për të, ka ndarë një video të jetës së tij të përditshme – duke zbuluar se si duhet të përkulet për të bërë dush e të ecë nëpër korridore e dyer. /Telegrafi/