Telegrafi

“Jeta ime u shpërbë”, Iggy Azalea rrëfen për ngjarjet e fundit dhe arsyet se pse është vonuar albumi

Iggy Azalea ka kohë që kishte paralajmëruar albumin e saj të tretë, por ky album nuk doli ndonëse kaluan gjashtë muaj nga përgaditjet e këtij projekti.

Arsyeja e mos publikimit të albumit duket të kenë qenë trazirat e fundit në jetën personale të këngëtares.

Vetë Iggy Azalea është rrëfyer së fundmi në një intervistë për DailyMail, duke treguar se ndarja nga ish i dashuri ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e saj.

Është raportuar se këngëtarja është ndarë nga ish i ashuri i saj reperi australian, për shkak se më vonë është zbuluar se ai e kishte tradhëtuar, madje e dashura e tij tjetër kishte mbetur edhe shtatëzënë.

“Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë, ai më ka trradhëtuar dhe kjo është e sigurt, unë kam fakte të tilla që e dëshmojnë këtë”, është shprehur Iggy.

Ndërsa sa i përket pyetjees për vonesën e albumit ajo u shpreh: “Ka kaq shumë kohë që dua të sjellë në treg album, por ngjarjet e fundit në jetën time private më kanë lënë pak të lënduar, dhe kjo është arsyeja që kam stopuar edhe me realizimin e këngëve, më mungon inspirimi”, është shprehur ajo. /Telegrafi/