Site icon Telegrafi

Jeta embrionale, objekt studimesh

Midis zbulimeve të shumta të viteve të fundit, këto janë pa dyshim më të “pabesueshmet”:

– Fetuset shohin ëndrra. Sipas disa studimeve, në fakt, duke filluar që prej javës së 30-të, bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi, transmeton Telegrafi. Se çfarë ëndërron një fëmijë para se të lindë, është ende për t’u përcaktuar, por që ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme.

– Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Zbulimi i vërtetë është ai, sipas të cilit, thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë atë që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve (këngë, melodi, zëra…). Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë mbas lindjes.

– 50% e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve të “rezidencës” në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetuara gjatë periudhës së shtatzënisë.

– Dëshirat nuk janë thjesht një legjendë popullore, por një mënyrë e adoptuar nga fëmija për t’i komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër.

Përtej faktit nëse këto gjëra janë të vërteta ose jo (askush, për fat të keq, nuk kujton gjë nga jeta paralindjes), përpiquni me aq sa është e mundur që të jeni të qeta, duke mësuar jo vetëm ta doni vogëlushin që mbani brenda trupit tuaj, por edhe ta respektoni, duke u përpjekur të evitoni sjellje, të cilat e dini që mund të jenë të dëmshme për të voglin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version