Telegrafi

Jeta e tmerrshme e Adrianos, nga ‘Perandori’ në trafikant të drogës e vrasës (Foto/Video)

A kishte marr titullin ‘Perandori’ pasi që kishte fituar zemrat e shumë tifozëve ku kishte luajtur, por sot bën një jetë të frikshme nga ajo e njerëzve te zakonshëm.

Dikur ishte i famshëm me i Interin, Parmën dhe Romën, për këtë braziliani Adriano fitonte 80.000 dollarë në javë dhe ishte në kulmin e karrierës së tij, tani po bën një jetë të vështirë në Rio, duke u sorollatur në mesin e bandave të rrezikshme nëpër rrugët e qytetit të njohur brazilian.

Lexo po ashtu Dhjetë fanellat më të çuditshme në historinë e Serisë A (Foto)

Tani gjashtë vite më vonë, që kur luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen braziliane në vitin 2010 ndaj Ukrainës, po bën një jetë krejtësisht tjetër, lirisht mund të themi të tmerrshme.

Adriano varet nga një bande vdekjeprurëse të njohur si ‘Komanda e Kuqe’, që ka marrë përsipër sulmet e fundit në Rio, me ç’rast mbetën disa veta të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Madje, në disa imazhe është parë vetë futbollisti të ketë kapur armët në duar, ndërkohë që disa burime nga ky grup theksojnë se Adriano është kapo (bosi) i tyre.

Por, ky nuk është incidenti i vetëm që ka përcjellur jetën e Adrianos.

Ai ishte i akuzuar edhe për trafikim të drogës, deri sa ishte plagosur vite më parë teksa po dilte nga një klub nate.

Adriano vazhdon t’i mbulojë faqet e para të gazetave braziliane, të cilat kishin raportuar muaj më parë se ka prishur kontratën me skuadrën Miami United, deri sa nuk dihet se a do vazhdojë më lojën e futbollit apo jo.

Karriera e tij kishte marrë teposhtën kur i kishte vdekur babai.

Me të vërtetë tragjike nga një yll futbolli, në kartelet e drogës. /Telegrafi/