Këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Lady Gaga, ka vite me radhë që po korr sukses në industrinë muzikore.
Por, si duket nga i gjithë ky sukses, nga e po e njëjta sferë ka edhe efekte anësore në jetën personale të artistëve, shkruan Mirror.
Kjo vjen, pasi Gaga së fundmi ka treguar për presionin që i është bërë nga industria muzikore për vite me radhë.
“Njëherë kur fillon të aktrosh si e tillë, e humbet sensin e të qenurit humane”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, që nga viti 2017, krijuesja e hitit “Bad Romance” është përballur me probleme të shumta mendore, e disa herë edhe me depresion.
Ndonëse ka pasur probleme të ndryshme nga sfera ku ajo është e përqendruar, por këngëtarja e njohur ende vazhdon të qëndrojë në top lista me këngët e saj.
“Chromatica” titullohet albumi i fundit i publikuar nga 34 vjeçarja, e që rezultoi të jetë mjaft i suksesshëm./Telegrafi/