Studimi i Robert Wilsonit nga Rush University Medical Center në Chicago, i bërë me 1.000 motra dhe priftërinj, ka dëshmuar që personat të cilët i kontrollojnë impulset e tyre dhe kanë qëllim të caktuar të jetës që i nxit të veprojnë, shumë më rrallë preken nga sëmurja e Alzheimerit.
Këta janë personat të cilët, të tjerët shpesh i konsiderojnë si të besueshëm. Personat e përfshirë në hulumtimin e nisur në vitin 1994, nuk kanë vuajtur nga demencioni (çmenduria). Mirëpo, deri në fund të periudhës hulumtuese, 176 prej tyre janë sëmurë nga Alzheimeri.
Më të vetëbesueshmit në mesin e tyre, kanë pasur 89 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimerit, për dallim nga ata që kanë bërë mënyrë të parregullt të jetesës.
Personat e përgjegjshëm kanë më shumë sukses në shkollë, në punë dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore andaj, më lehtë i përballojnë problemet dhe kjo do të mund të ishte arsyeja pse ata kanë më pak gjasa për t’u sëmurë.