Telegrafi

Jeta e princit të Dubait, sheiku i pasur e ka shpallur trashëgimtar – edhe pse i rrethuar me luks të pafund udhëton me metro (Foto)

Sheiku Hamdan Ben Mohammed Al Maktum, i njohur si Fazza, nuk është vetëm princi i Dubait, por edhe “mbreti” i Instagrami me hiq më pak se 7.4 milionë ndjekës.

Ai është djali i sheikut Mohammed bin Rashid al Maktum të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky baba i 13 fëmijëve, qysh në vitin 2008 e kishte emëruar si trashëgimtarin e tij, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ishte i dyti “me radhë” për fronin, Hamdan do ta zëvendësojë babanë e tij, pasi që vëllai i tij i madh Rashid ka vdekur në moshën 33-vjeçare nga sulmi në zemër.

Fazza ka përfunduar akademinë ushtarake mbretërore Sandhurst, të cilën e kanë përfunduar edhe princat britanikë William dhe Harry. Më pas ai studio ekonominë në Londër, e njihet si adhurues i flaktë i kafshëve, dhe për këtë arsye në shtëpi mban luanë dhe tigra.

Atij i pëlqejnë udhëtimet dhe sporteve ekstreme, hedhja me parashutë, kalërim, tenis, çiklizëm por edhe shkruan tekste të këngëve. Disa vite më parë ka habitur opinionin kur së bashku me babanë është parë duke udhëtuar me tren nëpër metronë e Londrës.

Kryeqyteti i Anglisë ndryshe njihet si destinacioni i tyre i preferuar, pasi edhe posedojnë shumë prona të paluajtshme në këtë qytet, dhe vetëm një prej pronave të shumta vlen hiq më pak se 75 milionë funte.

Vlerësohet se pasura e babait të tij është më shumë se 13 miliardë dollarë. /Telegrafi/