Edhe pse është shumë i suksesshëm si model dhe si aktor, më së shumti vëmendje tërheq jeta personale e Burak Ozcivit.
Aktori i famshëm turk për shkak të dukjes, lartësisë, fytyrës së bukur dhe trupit të definuar, me shumë lehtësi hyri në botën e modelingut.
Ai zuri vendin e parë në garën “Best Model of Turkey” dhe vendin e dytë në “Best Model of the World”. Megjithatë, ai gjithmonë ka dashur të merret me aktrim, prandaj vendosi që shkollimin të bëjë në atë drejtim.
Karrierën në aktrim e nisi me serialin “Eksi 18”, ndërsa pastaj u paraqit në disa seriale dhe luajti edhe në filma.
Popullaritetin më të madh e arriti me pjesëmarrjen në serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”, për të pasuar me rolin kryesor shumë të suksesshëm në serinë televizive “Kara Sevda”.
Krahas sukseseve në karrierë, vëmendjen kryesore e ka tërhequr jeta private e aktorit. Gjatë lidhjes me manekinen Ceylan Çapa, të gjithë mendonin se ditët e tij si beqar ishin të numëruara. Megjithatë, për shkak të xhelozisë së bukuroshes turke, lidhja e tyre u bë turbulente dhe në vend të martesës, përfundoi me ndarje.
Tash e disa vite, Burak është në lidhje të qëndrueshme me kolegen Fahriye Evcen, me të cilën është i fejuar.
Ndërsa pakkush e di se në serialin “Kara Sevda” luan krahas ish të dashurës së tij, Neslihan Atagul. Edhe pas ndarjes, ata dy i ruajtën raportet e mira, ndërsa nuk e kanë pasur të vështirë që para kamerave ta luanin rolin e të dashuruarve. ‘Nihani’ në vitin e kaluar u martua me kolegun Kadir Dogulu, ndërsa Ozcivit nuk mori pjesë në dasmën e saj. /Telegrafi/