Njerëzit e harruar të cilët u përpoqën të arrinin në tokën australiane janë vendosur në ishuj larg tokës së premtuar dhe vuajnë në kushte të mjerueshme.
Në total janë 1,250 azilkërkues të cilët çdo ditë jetojnë me shpresë, ndërsa u duhet që të vuajnë shumë në përditshmërinë e tyre.
Për këta persona pati një përplasje mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministrit australian Malcom Turnbull.
Mediat shkruajnë se Trump-i i mbylli atij telefonin dhe këtë marrëveshje e quajti idiote dhe me të keqen e mundshme, transmeton tema.
Vitin e shkuar, Barack Obama nënshkroi një marrëveshje në bazë të së cilës azilkërkuesit që mbaheshin në Papua New Guinea dhe Nauru do të pranoheshin në SHBA si refugjatë, e në këmbim Australia do të merrte njerëz nga El Salvador, Guatemala dhe Hondurasi.